OVL-UÇK i bën kërkesë policisë: Na mbroni objektin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK Faton Klinaku ka kërkuar nga policia Kosovës që objekti ku gjendet e vendosur selia e kësaj organizate të jetë në mbrojte nga policia e Kosovës.
E arsye për këtë sipas tij është që mos të përsëritet sikurse që ndodhi në vitin 2020 ku një person i maskuar kishte dërguar dosje të gjykatës speciale në objektin ku janë të vendosur OVL UÇK.
“Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellë ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Ai ka përmendur edhe rastin e raportuar në mediat franceze për grabitjen e llaptopit të një gjyqtari të Speciales në Paris.
Poashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button