“Ky është një mesazh i vështirë që unë po i shkruaj tifozëve të Arsenalit, klub për të cilin kam luajtur në vitet e fundit. Jam realisht shumë i zhgënjyer nga fakti që nuk jam ftuar për këtë sezon në Premier League. Që kur firmosa kontratën e re në vitin 2018, unë i deklarova besimin tim këtij klubi që unë e dua, por që fatkeqësisht kjo dashuri nuk është reciproke.”, thotë Ozil në letrën e tij.

Tutje Ozil ka treguar arsyen pse ai ka qënduar i heshtur karshi kësaj deri tani.

“Siç e kam zbuluar vetë është e vështirë që të besosh dikë në ditët e sotme. Gjithmonë kam qëndruar pozitiv javë pas jave, pasi besoja se mund të kisha një mundësi për t’u rikthyer në skuadër. Kjo ka qenë arsyeja se pse unë kam qëndruar në heshtje.”, vazhdoi ai.

Londra për futbollistin e njohur ende është si shtëpia e tij.

“Para mbylljes nga koronavirusi isha shumë i lumtur me ardhjen e trajnerit Arteta. Gjithçka po shkonte mirë, por gjërat ndryshuan sërish dhe unë nuk mund të luaja përsëri për Arsenalin. Londra ende më duket si shtëpia ime, kam shumë shokë këtu si dhe kam një lidhje shumë të fortë me tifozët e këtij klubi:, shkroi Ozil.

Në fund ai shtoi se nuk do ndalet së luftuari në fushën e blerët për vendin e tij, dhe nuk do e lejoj që sezoni i tetë me Arsenalin të përfundoj këshut.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë do të vazhdoj të luftoj për vendin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i tetë me Arsenalin të përfundojë kështu. Ju premtoj se do të stërvitem në maksimumin tim dhe do ta ngre zërin sa herë që të jetë e nevojshme për të vendosur drejtësi”, përfundoi Ozil.