Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e zhvilluar sonte e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.

“Zonja e Vjetër” ka kaluar në finale të kësaj gare duke iu falënderuar fitores nga ndeshja e parë e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” me rezultat 2-1.

Në ndeshjen kthyese është zhvilluar një ndeshje e barabartë ndërmjet dy klubeve me Juventusin që ka administruar me kujdes rezultatin që ia siguronte kualifikimin në finale.

Kështu Interit tani i mbetet të luftojë vetëm për Scudetto në këtë edicion.