Emrat e njohur të estradës shqiptare, Kida dhe Mozzik në orët e para të ditës së sotme kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “PP”.

“Pranoia/Pishmon” po pritet mirë nga fansat e dyshes. Ky për vetëm 12 orë, ka arritur mbi një milionë klikime në YouTube.

Këtij suksesi pa dyshim i janë gëzuar Kida dhe Mozzik të cilët publikuan nga një fotografi në Instastory.

Kujtojmë se, ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi që Kida dhe Mozzik kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. “Premtimet” është një prej hiteve të tyre të mëdha të publikuara para katër vitesh dhe që numëron mbi 49 milionë klikime në YouTube. /21Media