Të dy pacientët që iu nënshtruan transplantim të veshkave të shtunën nga një donatorja e ndjerë janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore.

Klinika e Urologjisë informoi se gjendja posoperative dhe funksioni i veshkave të transplantuara janë duke u ndjekur intensivisht.

Të transplantuar janë dy pacientë, një grua 45-vjeçare nga Shkupi dhe një burrë 40-vjeçar nga Kumanova. Të dy pacientët kishin dobësi kronike të veshkave dhe kishin vite në dializë, raporton TV21./21Media