Pacolli: AKR do të qëndrojë në opozitë
15 Shkurt 2021
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky subjekt do të qëndojë në opozitë.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka theksuar se AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt.
“Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta. AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi). AKR do të qendron ne opozitē që nga fillimi!”, ka shkruar Pacolli./21Media