Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i kanë uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i cili sot ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Pacolli teksa i ka uruar shërim të shpejt Kurtit, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektohen masat.

“Covid-19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat.    Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë.
Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa…

Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, 28 October 2020

 

Haradinaj ka shpërndarë një fotografi së bashku me Kurtin, teksa ka shkruar “Shërim të shpejtë Albin!”.

Shërim të shpejtë Albin!

Posted by Daut Haradinaj on Wednesday, 28 October 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Kurti ka thënë se në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim./21Media