Pacolli dhuron pagën vjetore për dëmet nga vërshimet

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se pagën vjetore do ta dhurojë për vërshimet që ndodhen në disa komuna të Kosovës javën e kaluar.
Ai ka ftuar kolegët e tij deputetë që të bëjnë veprimin e njëjtë, duke dhuruar edhe ata pagën e janarit.
“U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit. Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve. Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Kosovës. Komunat e Skenderajt, Istogut, Klinës dhe Mitrovicës së Jugut kanë qenë ndër më të prekurat. Shumë shtëpi, rrugë dhe makina kanë mbetur të shkatërruara./21Media

Back to top button