Pacolli i LDK-së thotë se Ministria e Pecit i ndau grant edhe një njeriu të pushtetit për një tokë që s’u punua

Sekretari i i Forumit të Rinisë së LDK-së Egzon Pacolli, ka thënë se edhe një njeri tjetër i pushtetit ka fituar një grant prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2022.

“Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.
Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:
A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite?
Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?
Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.
Pse nuk po e publikon?
Çfarë po fsheh?
7 raste 700 mijë euro.
Vazhdon”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se Enver Bajrami ka qenë kandidat për Kuvend Komunal në komunën e Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./21Media

Back to top button