Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili sot në seancën e Kuvendit iu drejtua dikujt nga deputetët e VV-së, duke i thënë se ‘në sy vërehesh se i ke simptomat e Covid-19’.

“Ministri Jurist sapo na përshkruajti diagnozën se në sytë tonë shihet se jemi me COVID-19. Çfarë qeverie KOTI…”, shkroi ajo në një shkrim në Facebook.

Në një shkrim tjetër ajo u shpreh se “deputetë e zyrtarë të LDK-së me familjet e tyre testohen me e pa simptoma. Por, shumë qytetarë me simptoma mbesin pa u testuar.”

Zemaj ia ka hedhur fajin VV-së për shtimin e numrit të rasteve pas protestës së VV-së. Ai u ka thënë deputetëve që ta mbyllin seancën për publikun dhe siç ka thënë ai, do t’i bëjë publike emrat e anëtarëve të VV-së që u infektuan me virus pas tubimit të kësaj partie./21Media