Pacolli i reagon Osmanit: Duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Kryeparlamentarja Osmani po ashtu ka theksuar se është e domosdoshme transparenca përgjatë gjithë këtij procesi.

Në anën tjetër kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli iu drejtua Osmanit me një shkrim në “Facebook”.

“Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kaloj në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike”, ka shkruar Pacolli.

Ai tutje tha se Kosovës i nevojitet marrëveshja, duke i thënë Osmanit se pozicioni i saj është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sipas Pacollit sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon./21Media

Back to top button