Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja , Behgjet Pacolli, tashmë ka ateruar në Prishtinë nga Tirana.

Në aeroport kanë dalë edhe këshilltarët e kreut të AKR-së për ta pritur deputetin që nxiti shumë debat në Kosovë së fundmi me ardhjen nga Zvicra.

Ekipet mjekësore janë futur në brendi të Aeroportit dhe pritet ta kontrollojnë gjendjen e tij shëndetësore.

Pacolli ka kërkuar që të mos i nënshtrohej rregullave për karantinim si të tjerët, MSH-ja insistonte se rregullat vlejnë për të gjithë. /21Media

#LIVE Behgjet Pacolli arrin në aeroportin e Prishtinës

#LIVE Behgjet Pacolli arrin në aeroportin e Prishtinës

Gepostet von RTV21 am Donnerstag, 30. April 2020