Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”. E, suksesit të saj të fundit, i është gëzuar edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha se të gjithë shqiptarët po ndihen krenar me këtë yll të madh.

“Pas 6 nominimeve Grammy,  Dua Lipa është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme. Të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Pas 6 nominimeve Grammy, Dua Lipa është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme. Të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh! ⭐️

Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, November 25, 2020

 

Artistja po kryeson në çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”. /21Media