Pacolli, kandidat i AKR-së për President
2 Shkurt 2021
Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë Behgjet Pacolli. Kjo u bë e ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Kosovës në këtë kohë do t’i duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit.”, shkroi Murseli në Facebook.
AKR-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në një listë të përbashkët me atë të LDK-së.
Ani pse me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme paralamentare, përvec Pacollit deri më tani kandidaturën për President të Kosovës e kanë shpallur Ramush Haradinaj nga AAK, dhe Vjosa Osmani e cila garon në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje./21Media