Edhe ylli shqiptar, Dua Lipa iu bashkua peticionit për të kërkuar nga Apple vendosjen e Kosovës në hartë. Pas stories së Duas reaguan artistët serbë, ndër ta edhe Kija Kockar, e cila postoi storien e Duas dhe në mbishkrimin e fotografisë u shpreh që ‘Kosova dhe Metohija janë Serbi’.

E artistja shqiptare iu kundërpërgjigj atyre me publikimin e flamurit “Autochthonous”, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin “Au-toch-tho-nous- mbiemër (i një banori të një vendi) autokton, jo një migrantë apo kolonistë”.

Në mbrojtje Duas i ka dalë edhe Behgjet Pacolli, i cili teksa ka publikuar një fotografi me artisten, u shpreh se “ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë”.

“Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Majlinda, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë!”, shkroi ai në Facebook.

Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po…

Posted by Behgjet Pacolli on Monday, July 20, 2020

Flamuri ‘Autochthonous’, ishte shpalosur për herë të parë në Beograd gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë./21Media