Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli

Ai tha tutje se “UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë dhe të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”.

“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, shkroi Pacolli./21Media