Pacolli: Nëse FIFA e dënon Xhakën, gjobën ia paguaj unë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka kontaktuar me futbollistin shqiptar, Granit Xhaka pas fitores së tyre ndaj Serbisë.

Pacolli u shpreh se nëse FIFA e dënon Xhakën, ai do t’ia paguajë dënimin.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkroi Pacolli.

Zvicra fitoi 3-2 ndaj Serbisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button