Pacolli: Nëse nuk ka nënshkrim të marrëveshjes s’ka zbatim 

(Lajm i përditësuar)

Pacolli: Nëse nuk ka nënshkrim të marrëveshjes s’ka zbatim 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se Kosova nuk mund ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel pa pasur nënshkrim nga të dyja palët, në këtë rast nga Kosova dhe Serbia.

Ajo tutje tha se vazhdojnë që të kërkojnë nga Serbia ta nëshkruajnë këtë marrëveshjes, teksa shtoi se ”nëse nuk ka nënshkrim të marrëveshjes s’ka zbatim”.

Lama-Pacollit: Prej se e ka marrë VV-ja pushtetin pse po ka ikje masive të qytetarëve jashtë vendit?

Ikja e qytetarëve të Kosovës në vendet e Evropës përplasi, analisten politike Alma Lama me deputetën e VV-së Fitore Pacollin.

Në ”Click” të RTV21 Pacolli tha se nuk ka ikje masive ashtu siç po raportohet, duke theksuar se gjatë qeverive të kaluara ”nga Kosova kanë ikur më shumë qytetarë në mënyrë ilegale”.

Në anën tjetër, Lama tha se gjatë qeverisjes Kurti deri në muajin dhjetor ka pasur ”ikje masive të të rinjëve”, për çka sipas saj nuk ka zhvillim ekonomik.

Lidhur me këtë Pacolli e ritheksojë se nuk ka ikje masive, por sipas saj të rinjët me profesione të caktuara po e shfrytëzojnë të drejtën për të punuar në Evropë, për çka tha se nuk është dobësim i shtetit.

”Nuk ka ikje masive, ka një numër të të rinjëve profesionsitë që shkojnë për të punuar në vendet e Evropës, nuk është dobësim i shtetit është hapje e rrugëve”, tha Pacolli.

Pacolli: Jemi më të fortë se në vitin 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” është shprehur e bindur se ”asgjë nuk mundet me rrëzu Qeverinë Kurti”.

”Asgjë nuk e rrëzon Qeverinë e Kosovë, Qeveria e ka mbështetjen e mbi 51 % të qytetarëve. Tani qëndrojmë shumë më mirë se në vitin 2021”, tha Pacolli.

Pacolli ndër tjera tha se gjatë tre viteve të qeverisjes nuk ka ”pasur asnjë protestë të qytetarëve për të kërkuar punë”.

Pacolli: Nuk ka draft të finalizuar të Asociacionit, është akoma i hapur si dokument

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se ende nuk ka një draft të finalizuar të Ascociacionit.

”Kemi qenë kundërshtar të fortë të Asociacionit të bërë në bazë të marrëveshjes të vitit 2013-2015 që është në kundërshtim me Kushtetuën. Tani nuk ka draft të finalizuar të Asociaiconit, është akoma i hapur si dokument”, tha Pacolli.

Lidhur me këtë Pacolli tha s, e nënshkrimi i marrrëveshjes nga të dya palët është i domosdoshëm.

Pacolli: Ne kemi qenë të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen e arritur në Bruksel

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se marrëveshja në Bruksel nuk është nënshkruar nga ana e Serbisë ”dhe nuk mund ta pranojmë edhe ne”.

”Ne kemi kërkuar që Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen në Bruksel, kemi qenë të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen”, tha ndër tjera Pacolli.

Marrëdhëniet me SHBA-në, Pacolli: Ne vazhdojmë komunikimin e përditshëm, nuk ka asgjë për tu brengosur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Kosova nuk e ka rrezikuar marrëdhinet me SHBA-të dhe shtetet partnere, duke shtuar se ”ka raste nuk pajtohen me vendimet e tyre, por nuk do të thotë se nuk e cenojmë bashkëpunimin me ta”.

”Ne vazhdojmë komunikimin e përditshëm kemi takime të përditshme, nuk ka probleme sa i përket marrëdhënieve me SHBA-të, nuk ka asgjë për tu brengosur”, tha Pacolli

 

Pacolli: Qeveria ka pasur kritika të njëjta si për dinarin edhe për vendimet tjera, nuk ka kthim mbrapa

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi edhe për vendimet tjera, duke theksuar vendimin për targa ashtu siç po kritikohet për dinarin.

”Qeveria e Kosovës është kritikuar për kur ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, është kritikuar edhe kur ka ndaluar mbajtjen e referendumit  të Serbisë në Kosovës është kritikuar edhe për vendimin për targat”, tha Pacolli.

Ajo tutje shtoi se  ”Kemi pasur presion edhe nga jashtë nga Bashkësia Ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë”.

Pacolli ndër tjera ka shtuar se vendimi për dinarin nuk ka më kthim mbrapa.

Pacolli:  Në veri euro po përdoret si valutë, ndalimin e dinarit nuk e kanë problem serbët, problem po e bën Serbia

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 deklaroi se vendimi i dinarit është në fuqi dhe duke u bazuar në të dhënat që kanë serbët në veri nuk e kanë problem.

”Të gjitha dyqanet, bizneset që operojnë në atë pjesë e përdorin euron si valutë, nuk e kanë problem fare, problem po e bën Serbia, por jo qytetarët që jetojnë në atë pjesë”, tha Pacolli.

Duke folur për ndalimin e dinarit, dhe reagimet që erdhën pas këtij vendimi, Pacolli tha se çështja e dinarit, ”nuk është dërguar çështja e dinarit në Bruksel, në Bruksel po diskutohet për mundësin se si të zbatohet sa më lehtë.

Pacolli: Qytetarët serbë të Kosovës gradualisht do ta fitojnë besimin e Qeverisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 tha se serbët që jetojnë në veri të Kosovës, kanë fituar besimin në Policinë e Kosovës dhe gradualisht do fitojnë edhe besimin e kryeminsitrit.

”Tashmë besimi mbi policinë e Kosovës ka filluar të rritet nga qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Po i besojnë Policisë, gradualisht do të fitojnë edhe besimin më të madh të Qeverisë së Kosovës”, tha Pacolli, duke shtuar se Kurti po bënë përpjekje që edhe ”serbët e veriut ta ndjejnë atë si kryeministër të Kosovës që është edhe shteti i tyre”.

Pacolli: Vizita e Kurtit në veri tregon se tashmë kemi sovranitet të plotë në atë pjesë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurtit në komunat veriore të Kosovës.

”Vizita e kryeministrit tregon se tashmë kemi sovranitet të plotë në këtë pjesë, kemi polictë në teren, mund të shkojmë lirshëm ashtu siç ka shkuar sot kryeministri”, tha Pacolli.

Ajo tutje tha se kjo vizitë nuk është bërë për çështje elektorale./21Media

Back to top button