Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli nuk ka hezituar të shpreh fjalët më të mira për gruan e tij, Mashën.

Ai me rastin e ditëlindjes së saj ka lavdëruar bashkëshorten për përkujdesjen ndaj familjes.

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës. Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes. ”, ka shkruar Pacolli./21Media