Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka munguar reagimi edhe nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli,

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Vendimi i Kushtetueses është marrë sot. Zgjidhja tani i është kthyer Kuvendit të Kosovës. Një vendim i qartë që duhet të respektohet nga të gjitha palët”, ka shkruar Pacolli. në Twitter .

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti,  në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re. /21Media

.