Pacolli reagon pas publikimit se do të blejë vaksina për ata që e votojnë

 

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot reagoi ndaj një publikimi ku thuhej se ai do të sigurojë 100 mijë vaksina falas për personat që do ta votojnë atë. Pacolli e mohoi këtë derisa e quajti “lajm të rremë”.

“Qeveria e ardhshme, ku AKR synon të jetë, e ka obligim të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës, por pa kurrfarë dallimi se ku e hedhin votën ata.
Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në.”  shkroi Pacolli në facebook.

Sipas tij, fushata e tillë është rrezikshme dhe e kotë./21Media

Lufta e njohur tashmë e Lajmeve të Rreme (Fake News) ka filluar edhe kundër meje. Pseudoportale nëpër rrjete…

Posted by Behgjet Pacolli on Tuesday, January 26, 2021

Back to top button