Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ateruar sot në Prishtinë nga Tirana. Pacolli para mediave ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që për të të mos merren masat sikurse për qytetarët tjerë.

“Asnjë moment nuk jam shprehur e as s’ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave. S’kam kërkuar asnjëherë të bëhet dallim për mua. Derisa e dua vendin tim, i nënshtrohem edhe të gjitha masave të ndërmarra. Unë nuk rezistoj. Unë i respektoj normat që janë ndërmarrë për çdo qytetar, ashtu edhe për mua. Nuk do ta toleroja asnjëherë që të ketë diferencime, që ndaj meje të ketë ndonjë përparësi apo mangësi. Nëse ka normë ose një rregull që është aplikuar për të gjithë qytetarët, unë jam i pari që do ta zbatoja”, ka thënë Pacolli.

Kreu i AKR-së tha se nuk i kanë pëlqyer deklaratat e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Unë jam privu praktikisht prej shtetit tim, kjo është e papranueshme, nuk më intimidon. Dua t’ju them atyre njerëzve që mendojnë kështu, se nuk i përkrasin kësaj shoqërie”, deklaroi ai.

Po ashtu tha se as deklaratat e Kurtit nuk i kanë pëlqyer.

“Unë nuk jam kriminel, jam qytetar, jam i këtij shteti dhe e dua këtë shtet”, u shpreh ai./21Media

LIVE Behgjet Pacolli arrin në Prishtinë

LIVE Behgjet Pacolli arrin në Prishtinë

Gepostet von RTV21 News am Donnerstag, 30. April 2020