Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ftesa e emisarit amerikan Richard Grenell për vazhdimin e dialogut më 27 qershor në Washington dhe vizita e nesërme e emisarit evropian Mirosllav Lajçak në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi kërkon zgjidhjen e shpejtë të problemit të hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli tha se duhet t’ i jemi mirënjohës presidentit amerikan Donald Trump, që nëpërmjet angazhimit vendimtar të Richard Grenell i dha energji të re dialogut dhe shtyu dhe BE-në të ishte më aktive.

Tutje Pacolli tha se Kosova s’mund të hidhërojë miqtë e saj amerikanë dhe evropianë me të cilët ishin së bashku në vitin 1999./21Media