Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratave të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se do të merreshin masa ndaj tij, në rast se ai do të shkonte në seancën e paraparë të mbahej sot.

Pacolli u shpreh se Sveçla e ka kërcënuar dhe vlerësoi se kjo është sfida më e rëndë për Kuvendin që nga viti ’98.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria i përgjigjet Kuvendit, e jo deputetët Qeverisë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter./21Media