Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vlerësuar William Walker është hero i Kosovës dhe hero i civilizimit evropian. Ai e ka cilësuar Walkerin si ruajtës të humanizmit.

“Të bëhet publike kontrata me Walkerin është e turpshme. Aq më tepër të ngriten hipotezat ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, z.Hasan Salihu, i cili përveq kujdesit reprezenton vullnetin dhe idetë e ambasadorit Walker në rajon është malinje dhe e pakuptueshme.Walker është heroi i Kosovës, është heroi i civilizimit europian. Është gardiani më i madh i humanizmit dhe Kosova mburret me të. Per informatë, shuma e asaj kontrate, nuk di a i mbulon shpenzimet e ardhjes ( per favoret për ne) të Zt. Wolker ne Kosove. Mosmirënjohja është krim.”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli në Facebook.

Mbrëmë u.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se se kontrata me William Walker nuk është shkëputur, por skadon këtë muaj. Ajo përmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontratë personalisht me Wlaker./21Media