Pacolli thotë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarëve të Kosovës u është ngarkuar barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së një strategjie nga Qeveria e Kosovës.

“Është vetëm mashtrim, në Kosovë nuk ka rritje ekonomike për arsye se rritja ekonomike ka bazat e veta, më tepër konsum dhe projekte infrastrukturore, këto mungojnë në Kosovë, më trego dikush cilat projekte infrastrukturore kjo qeveri deri tash i ka filluar dhe është duke i kryer, më trego sa u rrit paga ose të hyrat për qytetarë dhe sa u rrit shporta për konsumatorin, është më dobët dhe më ulët sesa ka qenë. Kosova po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe sociale… Sot qytetarët e Kosovës e kanë sfidën e pagesës së energjisë elektrike e cila ju ngarkua si barrë nga Qeveria e tyre në mungesë të një strategjie tjetër e cila do të lehtësonte jetën e tyre”, ka thënë Pacolli në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po zhvillohet debat për shtrenjtimin e energjisë elektrike./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button