Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar ditëlindjen këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Pacolli në urimin e tij të bërë në Facebook ia ka kujtuar 30-vjeçres se ajo është një ambasadore e veçantë e vendit. Pacolli gjithashtu ka thënë se ndihet me fat për miqësinë që ka me familjen e saj.

“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita”, ka shkruar Pacolli.

Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e…

Posted by Behgjet Pacolli on Thursday, November 26, 2020

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, feston sot datëlindjen e saj të 30-të. /21Media