Deputetja në radhët e VV-së, Fitore Pacolli në një prononcim për media shprehu qëndrimin e Vetëvendosjes, duke thënë edhe njëherë se nuk kanë ftuar protesta për sot, mirëpo tha se çdo qytetar është i lirë dhe ka të drejtë të protestojë. Pacolli përmendi vetëm iniciativën për peticionin “Duam Zgjedhje” .

Pacolli u shpreh se kjo qeveri për VV-në është ilegale, po ashtu jo ligjetime.

“Në Kuvend fatkeqësisht është tu u bë përpjeke për tu sjellë një Qeveri ilegale. Kjo Qeveri për neve është ilegale, po ashtu jo ligjetime. Po votohet një Qeveri që do ta çojë në ndarje të Kosovës. Ky kryeminstër është kryeministër kukull”, ka deklaruar Pacollli duke shtuar se kjo qeveri është Qeveria “Thaçi3”.

Ajo tutje u shpreh se Kosova po dërgohet në një sistem autoritar dhe do të udhëhiqet nga Thaçi./21Media