Me pak punë iu mund t'i mbani lulet të freskta për një kohë më të gjatë

Me pak punë iu mund t’i mbani lulet të freskta për një kohë më të gjatë

Padyshim që lulet janë një detaj shumë i bukur dhe shumë prej njerëzve preferojnë edhe t’i mbajnë në shtëpi.

Por ama edhe lulet kërkojnë kujdesine tyre.

Ja disa “hile” të thjeshta për ti bërë ato të rrijnë të freskëta më gjatë në vazo:

Lëngje të gazuara
Në një vazo me lule, hidhni 60 ml lëng të gazuar (çfarëdo lloji). Sheqerin që e përmban lëngu i gazuar zgjat freskinë dhe jetëgjatësinë e luleve tuaja. Shënim: Nëse keni vazo të tejdukshme dhe nuk dëshironi që uji të duket me ngjyrë, atëherë mund të përdorni lëngje të gazuara si: Sprite, Schëeppes Tonik apo 7up.

Llak për flokë
Ashtu sikur mban në formë modelimin tuaj të flokëve, ky mund të ndihmojë lulet tuaja të duken për një kohë më të gjatë të freskëta. Largohuni nga buqeta me lule rreth 30 centimetra dhe spërkatni me llak flokësh gjethet dhe petalet.

Uthull molle
Përzieni dy lugë uthull molle me dy lugë sheqer dhe masën e fituar hidheni në vazon me ujë, para se të vendosni lulet. Ndërroni ujin çdo dy ditë (duke ia shtuar edhe përzierjen e lartpërmendur), me qëllim që t’ju zgjasin lulet sa më gjatë të freskëta.

Aspirina
Trëndafilat dhe llojet tjera të luleve, qëndrojnë të freskëta më gjatë nëse praktikoni këtë metodë: në një vazo me ujë, shtoni një aspirinë të grimcuar para se t’i vendosni lulet në të. Ndërroni ujin çdo dy ditë.

Sheqer
Tretni tre lugë sheqer dhe dy lugë uthull alkooli në një liter ujë të ngrohtë. Kur të mbushni vazon, sigurohuni që lulet të mbulohen me ujë 7 – 10 centimetra. Do të mahniteni se sa gjatë do të qëndrojnë të freskëta lulet tuaja.