Butrinti për tre ditë 1 milion klikime

Butrinti për tre ditë 1 milion klikime

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka vetëm 48 orë që ka publikuar këngën dhe klipin e ri të titulluar “Bella” ndërsa ka arritur që të mbledh 1 milion klikime.

E padyshim se nga Butrinti nuk do të mungonte një falenderim për fansat e tij që e kanë pëlqyer dhe dëgjuar këngën e re të tij e cila pritet që të jetë një nga hitet e kësaj vere.

“Ende pa arritur tri dite te plota nga publikimi, #Bella ka arritur mbi 1 milion klikime, nje sukses shume i madh per mu. Falenderoj krejt ata qe kane punu ne kete projekt madheshtor, si dhe te gjithe juve per mbeshtjetjen e vazhdueshme. Ju pershendes nga qyteti i bukur i Shkodres, ku e kemi realizuar videoklipin, e padyshim qe veren kena me kalu me Bella Bella”, ka shkruar Butrinti mbi një foto të publikuar në Instagram.