Paga e Skënder Hysenit bëhet sa e një zëvendësministri

 

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin për Zyrën e Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se paga e koordinatorit është e barasvlefshme sa e një zëvendësministri.

Selmanaj ka thënë se ky propozim është rregullim i pagës për koordinatorin, Skënder Hysenin dhe zyrën e tij.

Ai shtoi se koordinatori mund të angazhojë ekspertë të përkohshëm për tema specifike të cilat paguhen sipas legjislacionit në fuqi përfshirë edhe kompensimet dhe shpenzimet e udhëtimit.

Vendimi u miratua me 4 vota kundër./21Media

Back to top button