Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se në kundërshtim me zotimet e saj, sot i hapi rrugë me vota, që të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisonit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se “me këtë vendim të pushtetit të ri, po dëmtohet direkt buxheti i shtetit dhe i cili shkon në kurrizë të qytetarëve të Kosovës”.

Sipas tij, nuk mundet që e njëjta qeveri e cila para 1 jave i anuloi shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, t’i ndaj sot 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Kosovës.

PDK do ta ftoj në interpelancë parlamentare ministren e Ekonomisë./21Media