Së shpejti hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë. Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është sqaruar rreth kësaj deklarate të dhënë ditë për më parë.

Ai ka thënë se ky vendim do të merret për t’i ikur tollovisë në rrugët e kryeqytetit,  pasi që sipas tij, alternativë e vetme janë ndërtimi i rrugëve alternative dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të popullura.

“Pra përvec parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e takses për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (takse e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem”, ka shkruar Ahmeti ndër tjera në Facebook.

Ai ka thënë se kur të merret ky vendim do vlejë për të gjithë dhe implementohet me kamera.

“Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetren për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media

Rreth pageses per vetura

Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, October 19, 2020