Fiona Gllavica është njëra ndër aktoret e njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar. Me rolin e “Pajtesës” nga seriali “Çka ka shpija”, ajo ka fituar popullaritet të madh, shkruan rtv21.tv

Për fansat e saj të shumtë, Fiona po tregohet aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, aktorja ka publikuar dy imazhe të bukura familjare, në të cilat po merr komente dhe pëlqime të shumta. Pranë dy më të dashurve, bashkëshortit dhe djalit, Fiona duket mjaft e lumtur në imazhet e fundit.

Fiona dhe Arbnori janë martuar në vitin e kaluar, ndërsa janë bërë prindër të djalit- Lekës, në qershor të këtij viti./21Media