Aktorja kosovare, Fiona Gllavica  e njohur me rolin e “Pajtesës” te seriali “Çka ka shpija”, është duke e shijuar pritjen më të ëmbël.

Fiona së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, por angazhimet e shumta që ka në punë nuk e pengojnë asapak që ajo të tregohet aktive në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Aktorja, së fundmi në Instagram ka publikuar një fotografi të bukur ku shfaqet me barkun e fryrë. Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj.

Fiona është martuar me Arbnor Pacollin vitin e kaluar. Çifti është kurorëzuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./21Media