Pak muaj pas ndarjes, Shakira shfaqet me vrimë në gjoks

Muaj pasi Shakira dhe tashmë ish-partneri i saj Gerrard Pique njoftuan për ndarjen, ajo po këndon me zemër të thyer.
Të enjten, këngëtarja publikoi bashkëpunimin me Ozuna, të titulluar “Monotonia”.
Në videoklip ajo shfaqej me zemër të shkëputur nga gjoksi.
Më vonë, ajo shfaqet me vrimë në gjoks – pas kësaj këngëtarja kolumbiane ngritet dhe e merr zemrën e saj të përgjakur nga toka.
Në fund, ajo largohet me një buzëqeshje, duke u munduar të shfaq një ndjenjë force pas dhimbjeve.
Kënga e re vjen katër muaj pasi Shakira dhe Pique me të cilin ka dy fëmijë, njoftuan për ndarjen.
“Me keqardhje njoftojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë. Të janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit për mirëkuptimin dhe respektin”, njoftuan ata muaj më parë.
Ndërkaq, Pique tani ka nisur romancë të re me një 23 vjeçare, e identifikuar si Clara Chia./21Media

Back to top button