Pak nga kënga e re e Ardian Bujupit
23 Gusht 2020
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi nuk e ka në plan të ndalet. Së shpejti pritet ta publikojë edhe një projekt të ri muzikor, i cili padyshim që do të jetë hiti i tij i radhës.
Përmes një video të publikuar në Instagram, ai ka bërë të ditur se kënga e re e tij mban titullin “Juliet”, dhe me gjasë do të publikohet së shpejti.
Para një jave ai e ka publikuar këngën “Reggaeton”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Kjo këngë deri më tani ka grumbulluar mbi 1 milionë klikime./21Media