Këngëtarja e njohur, Eni Koçi së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor. Artistja do të vijë në bashkëpunim me grupin Fisnikët, shkruan rtv21.tv

Eni sot ka publikuar një pjesë të këngës, për të cilën ka bërë të ditur se do të publikohet më datën 03 dhjetor.

Projekti i Enit dhe Fisnikëve do të titullohet “Lamtumirë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Ndërkohë, grupi “Fisnikët” ende nuk ka bërë publike asgjë në rrjete sociale sa i përket bashkëpunimit me Eni Koçin.

Kujtojmë që, projekti paraprak i Eni Koçit është “Sekreti”, i cili është publikuar më 16 tetor të vitit 2019./21Media