Rep-artisti i mirënjohur nga Tetova, S4mm, së shpejti pritet ta sjellë një videoprojekt të ri muzikor. Ai ka publikuar sekuenca nga kënga e re në Instagram, teksa ka njoftuar për projektin e ri.

Ndryshe “Puerto Rico”, titullohet projekti i fundit i tij që e solli në bashkëpunim me Noizyn. Kënga numëron mbi 3 milionë klikime në YouTube./21Media