Gjatë ditës së djeshme e solli në jetë fëmijën e saj të parë, mirëpo, dita e gëzimit u kthye në tragjedi për modelen e njohur, Arbenita Ismajli, pasi që i vdiq babai.

Lajmin e bëri të ditur motra e saj në  facebook.

”Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per raster e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq”, shkroi motra e Arbenitës.

Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per raster e reja me Covid dhe viktimat.
Nje nga viktimat sot u bo edhe babi…

Posted by Ismajli Almedina on Saturday, April 24, 2021

Gjithashtu edhe Arbenita në instastory bëri reagimin e parë në rrjete socilae për humbjen e babait.

”U prehsh në paqe baba. Zoti të bekoftë me një vend në qiell. Gjithmonë do jesh në mendjen time, gjithmonë. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë tregoni të dashurve tuaj që i doni dhe gjithmonë përqafojini. Kurrë nuk e dini kur do ikin”, shkroi Arbenita krahas fotografisë.

Kujtojmë që, Fero dhe Arbenita dje u bënë prindër për herë të parë, të një vajze, të cilës ia vunë emrin Nina./21Media