Pak para hyrjen në fuqi të masave të reja, ministri i Shëndetëisë, Armend Zemaj u është drejtuar qytetarëve përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar nga ta që t’i respekojnë këto masa.

“Masat do zbatuar dhe përmbajtur të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses. Pengimi i virusit është prioritet. Prandaj masa e kufizimit të lëvizjes është masë parandaluese, si dhe masat tjera për luftimin e virusit.Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, jemi bashkë, me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë.Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, do të jenë tepër të domosdoshme për të gjithë neve, për ta fituar këtë luftë nga një armik si virusi.Kushti i parë për sukses në këtë betejë, është të mos i japim hapësirë e mundësi virusit. Secili e ka në dorë ta kufizojë mundësinë e veprimit të tij, prandaj qëndro në shtëpi. ”, ka shkruar Zemaj.

Ai tutje u është lutur qytetarëve që most ë ua vështirësojnë punën mjekëve, dhe insitucioneve të rendit.

“ Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Edhe vendi ynë i ka mundësitë e kufizuara për numrin alarmant të të infektuarve.Mos e shto numrin e të infektuarve nga pakujdesia apo moszbatimi i masave. Përfill masat për pengimin dhe luftimin e virusit.Ne, bashkë, do ta fitojmë luftën me kontributin e secilit nga Ju. Bëhu pjesë e secilës betejë, duke respektuar masat, ta fitojmë luftën kundër Covid19.”, ka përfunduar Zemaj.

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës për mbrotjen nga COVID-19 hyjnë në fuqi nga sot në ora 18:00.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë 9 komuna si: Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim: Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.
Në zonën e gjelbërt bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim: Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani./21Media