FSSHK apelon të fillojnë me trajnime të shpejta

FSSHK apelon të fillojnë me trajnime të shpejta

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) , pas raportimeve nga terreni në lidhje me zbatimin e masave për parandalimin e koronavirusit ku është kërkuar angazhimi maksimal i punëtorëve shëndetësorë, shpreh pakënaqësi me nivelin e mbrojtjes së punëtorëve shëndetësorë.

Me këtë rast, FSSHK apelon te komitetet përkatëse, të cilat po merren me zbatimin e masave për parandalimin e Covid-19 të fillojnë me trajnime të shpejta me theks të veçantë për stafin e mesëm me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

“Apelojmë të mbrohen punëtorët shëndetësorë që të jenë të aftë të ofrojnë shërbime. Çdo neglizhencë, e cila si për pasojë do të kishte sëmundjen e njërit nga punëtorët shëndetësorë, do të bartet tek institucionet kompetente të Kosovës”, theksohet në apel.