Shtatë vjeçarja Fatima Nasem nga Karaçi i Pakistanit, u regjistrua në librin e rekordeve botërore Ginis për një sfidë të re.

Ajo i bëri krenar prindërit e saj dhe tërë Pakistanin për rekordin të cilin e theu vetëm për një minutë, që është goditja me bërryla.

Fatima ia doli që për kaq pak kohë të bëjë deri në 242 goditje.

Rekordin e deritanishëm në këtë kategori e mbajti hindusi Shurtim me 211 goditje të tilla.

Fatima ka në gjak artin luftarak, pasi që ajo është e bija e Muhamad Rashid, i cili tashmë ka thyer 60 rekorde botërore.

Fatima tani ka një synim, e ai është që të fitojë medaljen e artë në nivel ndërkombëtar në lojëra.

Ia vlen të përmendet se rekordi i saj është i 75-ti me radhë që u regjistrua në akademinë pakistaneze të arteve luftarake./21Media