Sheeran nderohet me çmim nga Princi Charles

Sheeran nderohet me çmim nga Princi Charles

Këngëtari britanik Ed Sheeran është nderuar me “MBE” nga Pallati Buckingham për kontributin e tij në muzikë. Këtë çmim Ed e pranoi nga Princi Charles.

”MBE” është Urdhri më i Shkëlqyeshëm i Mbretërisë Britanike, dhe shpërblen kontribuuesit në art dhe shkencë.

I intervistuar nga BBC, këngëtari u pyet nëse do të performonte në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle. “Po, pse jo”, deklaroi ai me një buzëqeshje në fytyrë.

“Gjyshi im ishte një person që mbështeste parimin e monarkisë. Ai kishte të gjitha pllaka dhe gjëra përkujtimore, dhe vdiq në këtë ditë para katër vjetësh, kështu që në fakt kjo është një koincidencë e bukur. Mendoj se do të ishte shumë krenar”, u shpreh Ed.