Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet, Edi Paloka shpalli fitoren e PD në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një dalje për mediat, mes ovacioneve të mbështetësve ai shprehu bindjen se edhe procesi i numërimit do të realizohet sipas të gjitha rregullave.

Paloka: Është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan dhe sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet./oranews