Pamje brenda Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri
27 Janar 2021
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka publikuar fotografi nga ambienti brenda Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në këtë qytet.
“Ambientet brenda Shtëpisë së Kulturës ‘Hasan Prishtina’, Vushtrri #Urime #qytetiqëduam”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri dje ka thënë se inaugurimi i kësaj qendre është dëshmi e besimit në ndryshim dhe dëshmi për atë që deshën qytetarët e Vushtrrisë që këtu të mbetet Shtëpia e Kulturës dhe jo banesa siç ishte planifikuar më parë.
“Shtëpia e Kulturës ‘Hasan Prishtina’ sot që po e promovojmë bashkë me këtë sallë të teatrit që ka ruajtur vlerat e veta që nga fillimi i themelimit, bashkë me bibliotekën, bashkë me sallën e vallëzimit për ansamblin, arkivën e qytetit dhe lokalet tjera përcjellëse qëndrojnë sot dhe do të qëndrojë përgjithmonë si dëshmi e besimit në ndryshim dhe si dëshmi e asaj që atë që e deshën qytetarët e Vushtrrisë që në këtë vend të vazhdojë të mbetet Shtëpia e Kulturës dhe jo banesat siç ishte planifikuar”.
Ambientet brenda Shtëpisë së Kulturës ‘Hasan Prishtina’, Vushtrri 😍😍😍
#Urime
#qytetiqëduamPosted by Xhafer Tahiri on Tuesday, 26 January 2021
Dje është inauguruar Qendra Kulturore ‘’Hasan Prishtina’’ në Vushtrri./21Media