Pamje nga dasma e “Melekut”
21 Prill 2020
Kush është ”Meleku" jashtë serialit”?
Kush është ”Meleku” jashtë serialit”?
Në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”. Në rolin kryesor të serialit është “Meleku” emri i të cilës është Nehir Erdogan, e cila dëshiron të rindërtojë jetën e saj me familjen dhe fëmijët, por duke u përballur vazhdimisht me sfida të rënda.
Aktorja me rolin e saj arriti që shumë shpejt të pëlqehet, por kush është ”Meleku” jashtë serialit”?
Nehir Erdogan është 39 vjeçare, ajo ka lindur në Izmir me origjinë është nga Malatya. Sa i përket jetës private, 39-vjeçarja vitin 2017 i ka dhënë fund martesës tri vjeçare me Ahmet Sesigürgil. Sipas mediave, turke çifit asnjëherë nuk janë deklaruar në lidhje me ndarjen e tyre.
Por, si është dukur ajo në ditën e dasmës, e veshur me fustanin e bardhë mund ta shihni në fotografitë më poshtë.
Kujtojmë se, “Meleku” para se të bëhej aktore njihej si gazetare. /21Media