Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, dje ka festuar ditëlindjen. Këngëtarja ka mbushur 27 vjet.

Miqtë e këngëtares kanë publikuar në rrjetet sociale pamje nga festa e ditëlindjes së Fifit.

Dy këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno i kënduan vajzës së ditëlindjes.

“Maniak i dhimbjes” titullohet kënga e fundit nga Fifi dhe është baladë. Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja. Kjo këngë e publikuar më 27 mars në YouTube ka mbledhur mbi një milion klikime./21Media