Në këto ditë të nxehta të gushtit, këngëtarja e mirënjohur kosovare, Adelina Thaçi ka gjetur kohë për pushime. Këngëtarja, ka bërë të ditur se për pushime me familje gjendet në Sarandë, shkruan rtv21.tv

Në instagram, ku numëron ndjekës të shumtë, artistja sot ka publikuar tri imazhe të bukura, në njërën prej të cilave shihet me vajzat e saj.

“#sarandabeach2020 #sunsetlove”, ka shkruar Thaçi në instagram, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Adelina Thaçi prej vitesh është e martuar me politikanin, Bardhyl Meta dhe nga kjo martesë çifti ka dy vajza, Fionën dhe Melisën. /21Media