Në këto ditë të nxehta të gushtit, këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi ka shkuar në pushime me familje. Artistja, në instagram ku ka numër të madh të ndjekësve ka publikuar pamje të bukura nga pushimet, shkruan rtv21.tv

Krahas fotografive të saj, të publikuara për 209 mijë ndjekësit e saj në instagram, Edona sot ka publikuar në instastory edhe imazhe të dy fëmijëve të saj, Doa-s dhe Nur-it.

Në imazhet e publikuara së fundmi, këngëtarja ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor i Edona Llalloshit është “Ditën e hane”, i cili është publikuar më 9 qershor./21Media